Mbi 1100 emigrantë të paligjshëm mbërrijnë në Kretë brenda një dite, humbi jetën dy prej tyre, katër të lënduar 28/11 19:13
Kryeministri britanik Boris Johnson do të tërheqë ligjin e Brexit dhe do të thërrasë zgjedhje të përgjithshme nëse parlamentarët braktisin debatin e planifikuar parlamentar brenda të cilit duhet të votohet ligji.
Një burim i qeverisë britanike i tha BBC-së se “qeveria nuk dëshiron të humbasë kohën me këtë Parlament”.
Ligji për Brexit u njoftua të hënën në mbrëmje dhe një debat po zhvillohet në Parlamentin britanik.
Votimi pritet të fillojë rreth orës 19.00 sipas kohës lokale, raporton BBC.
Top Channel