Ish-trajneri i Manchester United David Moyes është shprehur se Poul Pogba duhet të qëndrojë tek United edhe pse ai mund të luajë në çdo ekip në botë.

Pogba ishte shumë pranë kalimit tek Reali në verë dhe zërat për një transferim të mundshëm tek “Los Blancos” vitin e ardhshëm janë shtuar.

Madje Zidane kërkon që ta transferojë që në janar.

“Pogba është mesfushori më i mirë i Manchester United. Mund të luaj për çdo skuadër në botë. Nuk jam i sigurt që është lojtari që mund të bëjë diferencën. Nuk mund të bëj gjithmonë diferencën te United, por duhet të qëndroj”, deklaroi ai.

Top Channel