Një ngjarje e rëndë është shënuar në Golem, ku një person është rrëzuar teksa ishte duke punuar dhe si pasojë e rënies ka ndërruar jetë në spital.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e rënies.

Njoftimi i Policisë

Kavajë/ Informacion paraprak

Në Golem, më datë 22.10.2019, në një objekt në rikonstruktim ka rënë nga lartësia  shtetasi D. H., 40 vjeç, banues në Durrës, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në Spital.

Si pasojë e dëmtimeve të marra,shtetasi D. H ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel