Bieta e pyet për komentet negative, Mira Kazhani nuk bën si indiferente dhe e thotë me një fjalë…

22/10/2019 17:37

E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, gazetarja e njohur Mira Kazhani jo vetëm që prezantoi motrën e saj më të vogël Besën, por nuk ngurroi t’u jepte përgjigje edhe disa pyetjeve ngacmuese, që lidhen si me punën ashtu edhe me jetën private.

Sa i përket komenteve negative, që për hir të së vërtetës janë të pashmangshme jo vetëm për gazetarët, por për çdo person publik, Mira pranoi se e mërzisin, madje më shumë se sa vetë atë, familjarët.

Gazetarja shprehu keqardhje që në ditët e sotme bota virtuale dhe fjalët që thuhen aty po vrasin dhe po frikësojnë më shumë se çdo gjë tjetër.
Megjithatë, duke uruar që asnjë të mos mësohet me fjalën e keqe, Mira tha:

“Jam përshtatur, jam ambientuar, por askush nuk mësohet me fjalën e keqe…dhe mos u mësofshim me atë fjalën e keqe se bëhemi të këqinj pastaj! Unë them që gjithmonë duhet t’i rezistojmë asaj, jo vetëm duke injoruar, por duke ndjekur një model të mirë, duke e gjykuar atë që po bën gabim. Unë them që nuk duhet të mësohemi me të”.

Top Channel