Kryeministri Edi Rama është mjaftuar me publikimin e një fotoje për të hedhur poshtë akuzat e kundërshtarit politik. Ai ka vendosur në një foto deklaratat e bëra nga kryeopozitari Lulzim Basha dhe nga presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, lidhur me mos hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.

“Nuk pati unanimitet për negociatat! Nuk është faji i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”- Donald Tusk.

“Vendimi për të mos hapur negociatat është dështim i qeverisë shqiptare”- Lulzim Basha.

Janë këto citimet e përzgjedhura nga Rama për replikuar me kreun e Partisë Demokratike, i cili kërkoi sot zgjedhje të parakohshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA