Negociatat në Moskë vijojnë, tensionet e luftës rriten/ Shpresat për paqen në duart Trumpit dhe Putinit 02/12 22:55
Turqia ka nisur një sulm të gjerë në veri të Sirisë, ku raportohet për qindra të vdekur që, sipas Ankarasë, janë “terroristë kurdë”. Nga luftimet në Siri janë publikuar edhe shumë pamje rrënqethëse, që tregojnë pasojat me të cilat po përballen njerëzit që banojnë në ato zona.
Por, Turqia pretendon se shumë prej fotove që publikohen në rrjetet sociale janë qëllimisht të manipuluara nga kurdët, për të dëmtuar operacionin e saj ushtarak.
Media shtetërore turke, Anadolu Agency (AA) ka publikuar disa foto, të cilat edhe pse janë shkrepur vite më parë në zona dhe situata të ndryshme, sot, sipas saj, po paraqiten si të ishin bërë në luftimet që po zhvillohen në Siri.
Top Channel