Me kërkesë të prokurorisë së Kavajës, gjykata e këtij rrethi gjyqësor ka caktuar sot masën e sigurimit personal ”detyrim paraqitjeje” ndaj 30-vjeçares Marsida Qatja

Akuza e ngritur ndaj saj është ajo e përshtatjes së banesës për përdorim droge, vepër e parashikuar në nenin 285/a të Kodit Penal dhe që dënohet me burgim gjer në 5 vite.

Nuk dihet ende si do të reagojë Qatja ndaj këtij vendimi pasi një ditë më parë ka bërë të ditur se ka vendosur të largohet nga vendi drejt Gjermanisë bashkë me fëmijët e saj. Në lidhje me  fëmijët, sektori i shërbimit social pranë bashkisë Kavajë kishte kërkuar psikologe nga Tirana për një trajtim më të specializuar të tyre, në rast nevoje, ndërsa punonjëse të këtij sektori i kanë kontaktuar në mënyrë të vazhdueshme fëmijët gjatë javës së fundit, pas ngjarjes për të ofruar kujdes për ta.

Masa e vendosur ndaj 30-vjeçares nuk e pengon largimin e saj, po në rast mosrespektimi të detyrimit të paraqitjes, burime nga organi i akuzës, bëjnë me dije se mund të kërkohet ndryshimi i masës së sigurisë ndaj saj.

Për më shumë rreth ngjarjes në fjalë lexoni më poshtë:
  Vrasja në Kavajë/ Marsida në “Open”: Kjo histori nuk mbyllet me kaq, burri im nuk fal
  Video/ Marsida rrëfen në “Open” dinamikën e ngjarjes, si ndodhi vrasja që tronditi Kavajën

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA