Temperatura deri në 42°C dhe net tropikale, Italia hyn në ditët më të nxehta të verës/ Ja zonat që do të goditen më fort 12/07 16:10
Një nënë 25-vjeçare humbi të bijën e sëmurë, vetëm 6-vjeçe, pesë ditë pasi kishte ardhur në jetë motra e saj e vogël.
Vajza vuante nga një sëmundje e rrallë dhe vdekjeprurëse, e quajtur VACTERL Association. Kjo sëmundje prek shumë organe njëherësh, që nga vertebrat, zemra, veshkat, gjymtyrët, ezofagu, etj.
Në jetën e saj të shkurtër, vogëlushja britanike i ishte nënshtruar plot 20 operimeve, pesë prej tyre në zemër, dhe prapë nuk i kishte shpresat për të jetuar.
Megjithatë ajo qëndroi derisa u njoh me motrën e vogël dhe vdiq pas pesë ditësh nga një infeksion.
Top Channel