Moska zyrtare është shprehur në një deklaratë se pas tërheqjes së forcave amerikane, trupat e Putinit nuk do të lejojnë që Siria e Turqia të futen në një konflikt të drejtpërdrejtë.

Forcat ushtarake ruse po pozicionohen midis dy grupimeve, teksa trupat e fundit amerikane janë duke u larguar nga zona.

Moska thotë se do të përpiqet të ruajë paqen midis Turqisë dhe Asadit, të cilin e ka mbështetur gjatë gjithë kohës si aleat kyç në zonë.

Megjithatë, Rusia nuk arriti të ndalojë një përplasje të fundit, që sipas Turqisë rezultoi me vdekjen e një ushtari turk dhe të 15 “terroristëve”, siç i quan Turqia forcat kurde.

Pas tërheqjes së papritur të Trump-it nga rajoni, Putin e ka vendosur Rusinë tashmë si superfuqia ndërmjetëse midis forcave të ndryshme në zonë.

FOTO GALERI
10/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA