Siguria kibernetike bllokon një pjesë të faqeve në internet nga një alarm global, mund të prekë edhe shërbimet qeveritare
Pensionet në Angli do të kenë rritjen më të madhe që prej .
Nga prilli i vitit 2020, pensionistët britanikë do t’i shohin të ardhurat që marrin nga shteti të rriten me 4 %. Kjo do të thotë se pagesa e tyre do të shkojë nga 168,60 paund në një javë që është aktualisht, në 175.35 paund.
Nga ana tjetër, janë miliona përfitues nën moshën 65 vjeç, të cilët nuk e kanë të qartë se çfarë do të bëhet me ta në këtë rast, pasi kryeministri Boris Johnson nuk e ka konfirmuar nëse rritjen e përfiton edhe kjo kategori. Edhe personat që jetojnë apo kanë punuar jashtë kufijve, gjithmonë sipas sipas raporteve në shtypin vendas, mund të jenë në gjendje të përfitojnë nga pensioni i ri shtetëror.
Daily Express thotë se në raste të tilla, përfitimi i rritjes vjetore varet nga vendi në të cilin personi jeton. Të interesuarit mund t’i shohin detajet në faqen online të qeverisë, ose të plotësojnë një formular e ta dërgojnë me poste. Për të siguruar një pension të plotë në Mbretërinë e Bashkuar, një individi i nevojiten 35 vite kontributesh të paguara kompanisë kombëtare të sigurimeve shoqërore.
Top Channel