22-vjeçari godet burrin me nevoja të veçanta për “disa like në Facebook”

16/10/2019 14:50

Një 22-vjeçar goditi me grusht një burrë me nevoja të veçanta, ndërkohë që filmohej nga një miku i tij.

Ky i fundit dëgjohet përgjatë gjithë videos teksa e shoqëron ndodhinë në fjalë me të qeshurat e tij.  Videoja e agresorit Hefin Parker u postua në Facebook dhe Snapchat nga miku i tij, 19-vjeçari Ellis Kelman “sa për argëtim”, siç vetë ata u shprehën më vonë në gjykatë.

Pasi videoja u shpërnda për qindra e qindra herë, dy të rinjtë u shoqëruan në polici. Në video shihet se si Parker e nxit viktimën e tij që t’i gjuajë dhe më pas i thotë të ulë duart poshtë dhe e godet në kokë.

Kështu Parker u dënua me burg për 14 muaj e ndërsa miku i tij me 100 orë punë të papaguar.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel