Në kohën që po hetohej nga prokurori Braho, në media dalin përgjimet e Dibrës, që shkaktuan zhurmë të fortë politike. Në fakt, çuditërisht, këto përgjime të dala në gazetën gjermane BILD, nuk ishin zbardhur nga Besim Hajdarmataj dhe as nga Klodian Braho.
Top Story mëson ekskluzivisht, se në përgjime është përfshirë edhe emri i kryebashkiakut të Kamzës, Xhelal Mziu, cili flitet për blerje të votive. Por ky përgjim nuk doli tek BILD.
“Nuk merren me faktin që del që është kryesori, por ndjekin se kush mund ta ketë nxjerrë”, tha Edi Paloka.
“Edhe nxjerrja e sekretit është vepër shumë e rëndë se nuk ndihmon zbardhjen e së vërtetës”, thotë Ulsi Manjo
“Padyshim nisur nga kjo e fundit publikimi i përgjimeve është vepër penale, padyshim që ka kosto realizimi përkatës, duhet të ketë përgjegjësi kushdo që e ka kryer”, thotë avokati Visha
Tani le të vijmë tek arsyetimi ligjor, sesi u transferua dosja 184 nga Krimet e Rënda për në Dibër.
Kodi Penal parashtron afat kohor për hetimet. Pra, prokurori Hajdarmataj por edhe prokurori Braho, nuk gjetën asnjë indicie se në Dosjen 184, kishte një grup të strukturuar kriminal. Për këtë arsye, prokurorët e krimeve të rënda, do të vepronin sipas Neneve 328 dhe 329 të Kodit Penal, që flet për kundravajtje penale.
Me këtë vepër penale, afati kohor sipas Nenit 66, pika D, hetimi do të përfundonte në muajin shtator 2019, pra pas 3 vitesh.
E gjendur përballë kësaj situate, Krimet e Rënda që nuk kishin më kompetencë këtë vepër penale dhe afatet po mbaronin, kishin vetëm dy zgjidhje. E para do të pushonte çështjen për shkak të përfundimit të afateve, ose e dyta do të dërgonin dosjen për kompetencë në Dibër.
Krimet e Rënda e dërguan në Dibër, për të mos pushuar çështjen. Natyrisht, kjo shkaktoi një zhurmë të fortë mediatike, duke thënë se transferimi i dosjes, ishte për të mbyllur hetimet.
Por kjo është e pavërtetë, sepse nëse do të qëndronte tek Krimet e Rënda, atëherë dosja do të pushonte në datën 2 shtator, fiks 3 vite pas kallëzimit të Palokës, që është parashkruar në Kodin Penal.
Top Channel