SHBA, sanksione Turqisë/ Në listë ministrat e përfshirë në luftën kundër kurdëve

15/10/2019 13:00

Shtetet e Bashkuara vendosen sanksione mbi ministrat dhe zyrtare të tjerë të lartë turq në përgjigje të ofensives së Ankarasë në veriun e Sirisë.

Në shenjestër janë sidomos ministria e Mbrojtjes, e Brendshme dhe ajo e Energjetikës. Masat e marra përfshijnë ngrirjen e aseteve të personave në fjalë, dhe u ndalojnë atyre çdo transaksion që përfshin sistemin financiar amerikan.

Donald Trump më herët i telefonoi Rexhep Tajip Erdogan dhe i ka kërkuar me tonë të ashpra fundin e menjëhershëm të ofensivës turke në Sirinë veriore. Pohimin e bëri numri dy i qeverisë amerikane, Mike Pence, i cili sqaroi se do të nisej sa më shpejt në rajon për negocjimin e një armëpushimi.

Kurdët, që ndihen të tradhtuar nga Amerika,  forcat e Erdoganit hynë në veri të Sirisë, duke i detyruar kurdët, ish aleatë të SHBA-së që t’i drejtoheshin Bashar al-Asadit për ndihmë. Sipas Pence, presidenti është “shumë i shqetësuar për paqëndrueshmërinë në rajon”, megjithatë ai mohoi që të gjithë këtë situatë ta ketë nisur Trumpi duke këmbëngulur se kreu i shtetit nuk ia dha dritën jeshile ndërhyrjes turke me tërheqjen e trupave amerikane.

Pence foli disa orë pasi Trump lau duart publikisht për kurdët dhe ftoi ‘Rusinë, Kinën, ose Napoleon Bonaparti  që t’i shkonte atyre në ndihmë. Presidenti amerikan shkroi në Twitter se e kishte lënë vënë fatin e kurdëve në duart e diktatorit sirian Bashar al-Asad, regjimin e të cilit në të njëjtin mesazh e quante  “armiku ynë”.

Top Channel