Vjeshta është ngjitur edhe në shpatet malore të Dardhës duke shpërndarë ngjyrat e saj mes pyjeve, ndërtesave karakteristike të cilat formojnë një tablo mjaft tërheqëse ku vizitorë të natyrës ngjiten drejt këtij peizazhi mahnitës.

Dardha ka shumë pak banorë të përhershëm por në fundjavë fshati gjallërohet nga banorë të Korçës e rrethinave apo edhe turistët e vizitorët që zgjedhin të pushojnë këtu. I ndodhur vetëm 20 km larg Korçës dhe në mbi 1350 m lartësi mbi nivelin e detit, klima këtu është thuajse gjithmonë e freskët ndërsa ajri shumë i pastër. Ngjyrat e vjeshtës impresionojnë turistët e vizitorët të cilët këtë fundjavë e kanë kaluar në Dardhë.

“Kam nisur të udhëtoj që nga 2015 dhe këtu është një mrekulli. Ka shumë natyrë të bukur dhe të egër. Isha fillimisht në Tushemisht tek një miku im dhe erdhëm këtu sepse doja të bëja disa foto. Është hera e parë në Dardhë dhe sapo mbërrita këtu. gjatë rrugës i pashë të gjitha ngjyrat e vjeshtës, të verdhën, portokallinë, të kuqen, të gjelbrën. Është fantastike”, thotë një turist.

“Ne u ngjitëm në malin këtu përbri fshatit,është qetësi. Jemo një grup nga Gjermania. Ngjyrat e vjeshtës sapo kanë nisur dhe besoj se brenda dy javësh do të ketë më shumë ngjyra vjeshte dhe do të jetë e mrekullueshme. E shijuam shumë”, thotë një tjetër.

Tonelatat shumëngjyrëshe të vjeshtës të ndërthurura edhe me gatimet tradicionale, bukuritë e fshatit dhe mikpritjen e dardhare e bëjnë këtë vend ndër atraksionet më të spikatura në Shqipëri dhe ndër destinacionet më të preferuara të peizazhit natyror.

Top Channel