Europol operacion ndërkombëtar ndaj “Dark Web”, arrestohen 354 persona, sekuestrohen mbi 5.8 tonë drogë, qindra armë zjarri dhe mbi 150 milionë euro
Një burrë kishte mbajtur gjashtë fëmijë në një fermë të largët, të mbyllur në qilarin e shtëpisë, pa i lejuar të dilnin jashtë, duke i bindur se ishin njerëzit e fundit në tokë pas apokalipsit.
Fëmijët u zbuluan vetëm pasi djali më i madh, tashmë burrë, vendosi të dalë e të shkojë te një kafene pranë Ruinervoldit, në Drent të Holandës.
Pasi piu pesë birra, djali i tha pronarit të kafenesë që nuk i pëlqente se si vëllezërit e tij kishin jetuar nëntë vitet e fundit.
Vetëm pas kësaj ngjarjeje, policia zbuloi se 58-vjeçari i kishte mbajtur të mbyllur gjashtë fëmijët, nga 16 në 25 vjeç, pa e ditur njeri që ekzistonin.
Disa nga fëmjët, të cilët nuk kishin kontaktuar me asnjeri, ishin të bindur që tashmë ishin njerëzit e fundit në tokë.
Policia e gjeti të atin në shtrat, të sëmurë, pasi kishte pësuar një ishemi vite më parë.
Top Channel