Cila të ka “acaruar” gjatë xhirimeve dhe cila ka qenë komode? Don Phenom vihet në vështirësi në “E Diell”!

13/10/2019 20:38

Nëse ka ndonjë reper shqiptar që ka bërë shumë bashkëpunime si me artistë me emër, po ashtu dhe të rinj, ai është Don Phenom. Mirëpo qëllon që gjatë punës me ta, të ketë dhe pak “acarime” nervash me ndonjë prej tyre dhe pikërisht ky ishte ngacmimi që iu bë reperit shkodran në studion e “E Diell”.

Sipas tij, ajo që e ka bërë te presë në sheshxhirim ka qenë Enca Haxhiaj. “Enca është shumë përfeksioniste. Kur kemi xhiruar këngën, ajo ka bërë shumë skena sepse kërkon shumë nga vetja. Nuk mund të them se ma ka nxirë jetën, se është pak e vështirë me mua, por që Enca i zgjat pak xhirimet” ka treguar me një siklet të madh Don Phenom duke treguar njëkohësisht dhe një dashamirësi të madhe për kolegen e tij.

Ndërkohë këngëtarja që i ka dhënë atij komoditet gjatë punës ka qenë Ronela Hajati.

“Me Ronelën ia kemi kaluar shumë mirë, është shumë artiste dhe kemi xhiruar 3-4 demo deri kur kemi rënë dakort për versionin përfundimtar” shpjegon ai. “Është shumë e lehtë që të punosh me të sepse edhe kur e kritikon nuk ta merr për ofendim dhe kjo na ka ndihmuar që të realizojmë dy këngët që ju keni dëgjuar” ka komentuar Don Phenom.

Si Enca po ashtu dhe Ronela mbeten të preferuarat e Don Phenom dhe favorite kryesore për bashkëpunime të ardhshme artistike.

Top Channel