Veterani britanik që luftoi ISIS me kurdët akuzon Trump: “Tetë britanikë dhanë jetën kot”

12/10/2019 20:14

Një ish bankier britanik i cili ka shërbyer në ushtri duke luftuar ISIS-in përkrah kurdëve në Siri, thotë se duke i braktisur në dorë të Turqisë, Trump po tradhton jo vetëm ata, por edhe britanikët që dhanë jetën duke luftuar bashkë me ta.

Ai paralajmëron se do të ketë me qindra perëndimorë që do të marrin armët e do të shkojnë të luftojnë kundër turqve, teksa përpiqen të pushtojnë Sirinë e veriut.

Ai quhet Macer Gifford dhe ka qëndruar në Siri për tre vite, duke luftuar kundër ISIS-it. Por kurdët, krahu i të cilëve u përdor nga perëndimi për të luftuar ISIS-in, tani janë tradhtuar nga Trump, thotë Gifford.

“Dua ta shoh Donald Trump-in të shohë në sy familjet e ushtarëve britanikë të SAS të cilët vdiqën në Manbij. A mund t’i shohë Trump këta familjarë në sy e t’u thotë që sakrifica e tyre shkoi më kot?”

FOTO GALERI
6/12
Anglezët me kurdët pasi mposhtën ISIS-in dhe u morën flamurin

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA