Tajfuni ‘Hagibis’ godet Japoninë, një i vdekur. Shpejtësia pritet deri në 215 km/h

12/10/2019 09:11

Tajfuni më i fuqishëm i vitit ‘Hagibis’ ka nisur në anën lindore të Japonisë, duke u spostuar së fundmi në qendër të vendit. Raportohet se një person ka humbur jetën si pasojë e tajfunit dhe pesë të tjerë janë plagosur.

Shpejtësia e ‘Hagibis’ pritet të shkojë deri në 215 km/h.

Operatori i Energjisë Elektrike njofton se të paktën 8.800 në pjesën lindore të vendit shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike nga ‘Hagibis’.

Shumë njerëz janë evakuuar, ndërsa supermarketet janë boshatisur për shkak se situata mund të paraqitet problemtaike për disa ditë.

FOTO GALERI
12/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA