Edhe pse jemi në mes të muajit tetor, plazhet e Vlorës vazhdojnë të frekuentohen për shkak të motit të qëndrueshëm e me diell. Në plazhin i Zvërnecit mes pushuesve të paktë, ishin edhe një çift të moshuarisht nga Gjermania. Ata prej 15 ditësh po shijojnë ditët e ngrohta të tetorit me kamperin e tyre në plazh.

Çifti i të moshuarve përveç plazhit janë të apasionuar edhe pas natyrës dhe tokës. 70 vjeçarin e gjetëm duke punuar bahçen. Ai tha se e ka pasion të punojë, sidomos tokën.

“Kontakti me natyrën është hobi im, e kaloj kohën duke punuar. Përveç bukurisë që ofron zona, në këtë stinë punimi i tokës më shton jetën”, thotë gjermani.

Kjo është një ditë e zakonshme për çiftin e të moshuarve nga Gjermania, të cilët kanë 15 ditë në plazhn e Zvërnecit, ku përveç qetësisë  së vjeshtës dhe bukurisë së detit po kujdesen edhe për mirëmbajtjen e një bahçeje aty ku kanë vendosur kamperin e tyre.

Mikel Marsi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA