Dhuna në familje është një problem i rëndë i shoqërisë në çdo vend, por që nuk diskutohet aq shumë sa ç’duhet.

Një artist në Turqi vendosi të ngrejë ndërgjegjësimin mes njerëzve të vendit të tij në lidhje me këtë problem, ndaj realizoi një projekt të veçantë.

Plot ë gra janë vrarë në Turqi gjatë vitit 2018 nga partnerët e tyre meshkuj, dhe për të treguar që një numër i tillë nuk mund të shpërfillet, Kahve Dynyasi ka vendosur ë palë këpucë në faqen e një ndërtese.

Në Turqi është traditë që kur një person vdes, jashtë derës vendosen këpucët e të ndjerit. Këto këpucë grash, të gjitha të vendosura në fasadë, do të qëndrojnë në mur për gjashtë muaj.

FOTO GALERI
8/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA