Kanabis në malet e Marokut, varietetet tradicionale rrezikohen nga hibride të huaja

10/10/2019 10:47

Malet e ashpra Rif në Marok, prej kohësh janë të njohura për kanabisin e tyre, por varietetet tradicionale duket se tani po shuhen nga hibride të huaja që ofrojnë të korra më të mëdha dhe më shumë fuqi.

Varieteti lokal i marijuanës, i njohur si Beldiya, është shumë i pëlqyer, por gradualisht po zhduket nga fushat në mbretërinë në Afrikën veriore.

“Kjo bimë hibride u pa për të parën herë në rajonin tonë katër vite më parë, por në të gjithë Marokun mbillej që në 2010. Ajo iu imponua fermerëve këtu sepse blerësit që vijnë na kërkojnë në fakt Beldiya-n apo Roumiya-n.”

Në këtë rajon, varieteti Roumiya dominon nëpër fusha. Shumë investitorë vijnë në këtë rajon dhe kërkojnë të mbjellin fusha të mëdha me kanabis me sisteme ujitjeje ultra-moderne. Fermerët e vegjël thonë se Roumiya nuk është e përshtatshme për ta, pasi nuk kanë mjaftueshëm ujë për ujitje.

Por, varieteti Roumiya kërkohet shumë në Evropë dhe të huajt shkojnë në Marok me farat dhe u thonë fermerëve; do të blejmë të mbjellat tuaja nëse mbillni atë.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel