Mbi 1100 emigrantë të paligjshëm mbërrijnë në Kretë brenda një dite, humbi jetën dy prej tyre, katër të lënduar
Një kryetar komune në Meksikë është lidhur mbrapa një makine nga qytetarët e zemëruar dhe është tërhequr zvarrë nëpër fshat.
Njëmbëdhjetë njerëz janë arrestuar në jug të Meksikës pasi kryetari i komunës të tyre u mor nga zyra e tij, u lidh me një kamion dhe u tërhoq zvarrë nëpër rrugë.
Policia ndërhyri për të liruar kryetarin e komunës Jorge Luis Escandón Hernández, i cili raportohet se nuk pësoi lëndime të mëdha.
Ishte sulmi i dytë nga fermerët që kërkuan që ai të përmbushë premtimin e tij për fushatën për të riparuar një rrugë lokale.
Kryetarët e bashkive dhe politikanët lokalë në Meksikë shpesh janë në shënjestër të bandave të drogës kur ata refuzojnë të bashkëpunojnë me skemat e tyre kriminale, por është më pak e zakonshme që ata të sulmohen për premtimet e tyre elektorale.
Top Channel