Messi e pranon: Isha shumë pranë largimit nga Barcelona

09/10/2019 17:38

Lionel Messi është shprehur se ka qenë shumë pranë largimit nga Barcelona në vitin 2013, pasi ai u akuzua dhe u shpall fajtor për devijim taksash.

Messi u dënua me 2 milion euro dhe 21 muaj burg pasi në vitet 2007, 2009 kishte bërë evazion fiskal me dëm 4.1 milion euro për Spanjën.

Përveç tij u dënua edhe babai i Messit me 1.5 milion euro dhe 15 muaj burg.

Më vonë burgu i Messit u zëvendësua me rreth 300 mijë euro gjobë, po ashtu edhe i babait të tij.

Messi u shpreh se në atë kohë ai e kishte vendosur që do të largohej nga Spanja pasi po ndihej sikur po keqtrajtohej atje.

‘Pleshti’ u shpreh se kishte kontaktuar disa klube, por askush nuk bëri ofertë zyrtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA