Letrat që tregojnë se si shkrimtari francez, Marcel Proust, kishte ndërmarrë një fushatë joshjeje për të fituar çmimin më të lartë në vend për letërsinë, dhe për të siguruar që librat e tij të merrnin vlerësime pozitive, do të dalin nën çekiç në shtëpinë e ankandeve, Christie’s.

Koleksioni, pritet sipas ekspertëve të kapë një vlerë prej rreth 300 mijë eurosh.

Si shumë shkrimtarë ambiciozë të kohës së tij, letrat tregojnë se si autori kish lëvizur çdo levë të mundshme, për të garantuar që librat e tij të konsideroheshin si kryevepra.

Ai fillimisht ishte mbështetur tek miq të tij për të garantuar që librat do të merrnin lëvdatat që ai ndjente se i meritonin. 16 letra të Proust, të shkruara në adresë të një botuesi, Rene Blum, mes vitit 1913 dhe 1916, do të dalin në shitje në Paris, dhe do të jetë kjo një korrespondencë prej 90 faqesh.

Top Channel