I cilësuar si një nga qytetet me ndotjen më të lartë në Shqipëri, Elbasani vuan për ajrin e pastër dhe gjelbërimin.

Zona më e afërt e pyllëzuar është Kodër Krasta, në lindje e cila njihet si mushkëria e këtij qyteti, ndërsa në Perëndim industria bën punën e saj. Por duket se vit pas viti Krasta po shkon drejt shkatërrimit të plotë.

Dy herë Krasta është djegur qëllimisht, në vitin 2017 dhe në vitin 2019. Në të dyja rastet zjarri është cilësuar i qëllimshëm, por në të dyja rastet policia nuk identifikoi asnjë autor.

Pylli artificial i Krastës u krijua aty rreth viteve 60’ për t’i dhënë oksigjen qytetit industrial. Janë 161 hektarë pyll me pisha të cilat po shkatërrohen qëllimisht dhe në rast se asnjë autor nuk vihet para drejtësisë, shumë shpejt kjo zonë e gjelbër e qytetit, parku më i madh i Elbasanit, nuk do të ekzistojë më.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA