Policia dhe FNSH-ja e Fierit në bashkëpunim me Interpol Tirana kanë arrestuar një shtetas që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për shkak se rezulton i dënuar me 18 vite e katër muaj burg në Itali.

Operacioni u zhvillua në fshatin Dërmënas të Fierit dhe në pranga ka rënë shtetasi F.G., 45 vjeç.

Ky shtetas është shpallur në kërkim nga Interpol Tirana në datën 20.01.2016, pasi Gjykata e Milanos Itali e ka dënuar me 18 vite e 4 muaj burg për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim trafik droge (Heroinë) në sasi të mëdha”.

Gjatë operacionit u sekuestrua edhe një sasi lëndë narkotike kanabis dhe 1 armë gjahu “Karabinë”.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA