Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i kthjellët me alternime vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga 05ºC deri në 18ºC, në zonat e ulëta nga 13ºC në 23 ºC dhe në zonat bregdetare nga 15C në 24ºC.

Era do të fryej në drejtim Verior- verilindor me forcë valëzimi deri në 4 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 04ºC deri në 13ºC dhe në zonat e ulëta nga 09ºC në 18ºC.

Në fotot e mëposhtme do të gjeni motin për qytetet kryesore të vendin dhe të botës:

FOTO GALERI
2/6

Top Channel