Jo vetëm gratë, por edhe burrat kanë marrë pjesë në këtë ecje simbolike organizuar nga shoqëria civile për të sensibilizuar gratë të kontrollojnë gjirin jo vetëm në muajin rozë, siç cilësohet tetori por gjatë gjithë vitit .
Numërohen mbi 700 raste të reja në vit në vendin tonë.
Çdo vit, statistikat shënojnë rritje, por janë të shumta gratë, të cilat e fitojnë betejën me kancerin e gjirit.
“Unë luftova dhe fitova , rrita fëmijët, i martova”, tregon një grua.
Një mesazh për të gjitha gratë shqiptare ka ardhur dhe nga ambasadorja e YVCA ,shoqatës së grave kristaine, për t’i dhënë kurajo çdo gruaje që lufton me sëmundjen e shekullit.
Ambasada amerikane mbështet çdo nismë që ndërmerret për sensibilizimin e grave per kontrolle të vazhdueshme. Ambasadori i Bashkiamit Europian, Luigi Soreca vuri theksin për të luftuar stigmën dhe diskrimin ndaj grave me kancer të gjirit.
Gjatë këtij muaji, shoqata e grave e kristiane do të zhvillojë sesione informuese me gratë si dhe do të ofrojë mamografi falas. Ndërkohë që aktivitetet kulmojnë më 22 tetor.
Top Channel