Kinë, e arratisura nga burgu: Përdhunime, sterilizime për të ulur popullsinë myslimane

08/10/2019 11:46

Personat që janë arratisur nga kampet e burgimit për gratë myslimane në Kinë, thonë se atje ndodhin përdhunime sistematike dhe grave u bëhen sterilizime e abortime të detyruara.

Kina thotë se këto kampe janë qendra trajnimi ku ekstremistët mbahen për riedukim, por të burgosurit e arratisur thonë se po përdoren për të ulur numrin e popullsisë myslimane.

Studentja Rukije Perhati kaloi katër vite në burg pas trazirave të vitit 2009. Ajo thotë se çdo grua nën 35-vjeç përdhunohej dhe abuzohej seksualisht në kamp.

Perhati tha për Uashingotn Post se ishte përdhunuar nga rojat dhe kishte abortuar dy herë në burg. Shumë gra të tjera merreshin nga qelitë natën nga rojat duke u vënë thasë në kokë.

Gulzira Mogdin, 38 vjeçe, u burgos vetëm sepse i gjetën aplikacionin Whatsapp në telefon, në dhjetor të vitit 2017. Në atë kohë ajo ishte shtatzënë në javën e 10-të, por zyrtarët i kishin thënë që nuk i lejohej të mbante fëmijë dhe ia kishin hequr pa anestezi.

Avokatja e të drejtave të njeriut, Aiman Umarova, thotë se arma e qeverisë kineze për të ulur numrin e popullsisë myslimane ka qenë dhunimi seksual dhe sterilizimi.

Në fillim të këtij muaji, një video e bërë me dron tregoi se si disa të burgosur po mbaheshin në një kamp me sytë e mbyllur, duart e lidhura dhe kokat e rruara. Të burgosurit ujgurë kishin jelekë ngjyrë blu dhe uleshin në gjunjë, në rresht.

Qeveria kineze tha se bëhej fjalë për një proces normal trajnimi në qendrat e riedukimit.

FOTO GALERI
4/6
Studentja Rukije Perhati kaloi katër vite në burg pas trazirave të vitit 2009. Ajo thotë se çdo grua nën 35-vjeç përdhunohej dhe abuzohej seksualisht në kamp.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA