Cërla e vogël, specia më e re që i shtohet listes së shpendëve të Shqipërisë

07/10/2019 22:50

Cërla e vogël (Emberiza pusilla) është specia më e re që i shtohet listes së shpendëve të Shqipërisë. Ky vrojtim u raportua sot nga Albanian Ornithological Society (AOS).

Në kampin e unazimit të Orikumit prej ditës së djeshme një ekip i përbashkët i AOS dhe kolegëve unazues hungareze nga MME (BirdLife Hungari) filluan unazimet e para për 2019.

FOTO GALERI
5/10
Folezon kryesisht në zonën e Taigës dhe shtegton në stinët e tjera për të dimëruar në zonat subtropikale të Indisë së veriut, Kinës së jugut dhe pjesët veriore të Azisë juglindore.

Top Channel