Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjet e radhës së eliminatoreve të Euro 2020 me turqinë dhe Moldavinë, sfida këto që janë që të dyja në transfertë.

Trajneri Edy Reja publikoi listën e të grumbulluarve për këto dy ndeshje ku bie në suy mungesa e Mavrajt, xhakës dhe Sadikut, ndërkohë që janë grumbulluar lojtarë si Selahi apo Seferi

“Kam folur me Mavraj këte javë, ai do të operohet në krah dhe do të kthehet me ne në sfidat e radhës. Edhe Sadiku ka probleme familjare kam folur me të dhe ka një gjendje të vecantë familjare dhe më kërkoi leje. Xhaka nuk është grumbulluar, kam folur me të. Dua t’u jap hapësirë të rinjve si Selahi, Seferi.
Dua t’iu jap minuta lojtarëve që të tregojnë vlerat e tyre, duke provuar sa më shumë”, Edi Reja.

Në listën e kombëtares janë 4 portierë pasi është shtuar edhe Selmani, ndërkohë që Reja ka mohuar se në skuadër ka një cështje ‘Berisha’

“Edhe Turqia ka grumbulluar 4 portierë, edhe ne bëjmë këtë gjë,. Nuk kam probleme me Berishën, kemi portierë shumë të mirë që po e tregojnë veten edhe në kampionatin italian. Mua më mbetet detyra e vështirë për zgjedhjen e titullarit. Mjaftojnë që Ata kanë të njëjtin entuzizazëm për ardhjen në kombëtare. Nuk ekzistojnë probleme me Berishën, nuk e kuptoj nga doli kjo. Selmani po luan titullar në Turqi, mendoj se është një detyrim për ta pasur në konsideratë”, tha Reja.

Përsa i përket ndeshjes me Turqinë, Reja shprehet me besim se skuadra e tij do të bëjë paraqitje të mirë
“Do të shkojmë në Turqi me besim. Dihen vlerat e lojtarëve të Turqisë, të cilët kanë cilësi të madhe dhe marrin pjesë në Kupat e Europës. Shkojmë me bindjen që mund të bëjmë lojën tonë. Janë të fortë në kundërsulm. Nga ana taktike do bëjmë një ndeshje shumë të mirë, për të marrë një rezultat pozitiv.

Kjo me turqinë është mundësia e fundit për një kualifikim. nuk duhet të gabojmë asgjë, edhe barazimi na penalizon”, u shpreh ai.

Ndërkohë, Edi Reja konfirmoi sërish dëshirën e tij për të vijuar që të qëndrojë në stolin e Kombëtares, ndërkohë që konferencën për shtyp e mbylli duke përshëndetur në shqip.

Edi Reja: Mirupafshim!

Top Channel