Janë publikuar formacionet zyrtare të sfidës midis Interit dhe Juventusit, që do të luhet sonte në orën 20:45 të cilën mund ta ndiqni drejtpërdrejt në platformën Digitalb.

Praktikisht nuk ka surpriza në formacione pasi priteshin, i vetmi dyshim ishte Lukaku tek Interi i cili mund edhe mos të ishte pasi mungoi në ndeshjen e Champions League kundër Barcelonës.

Interi vjen në këtë takim pas 6 fitoreve radhazi dhe ka 18 pikë, ku ndiqet nga Juventus me 16 pikë.

Interesi për këtë takim është shumë i lartë, pasi të gjithë janë me sytë nga Interi nëse do të mund të thyejnë hemegjonin e Juventusit ku ka 8 sezone radhazi që shpallet kampion.

 

 

Top Channel