Mbi 1100 emigrantë të paligjshëm mbërrijnë në Kretë brenda një dite, humbi jetën dy prej tyre, katër të lënduar 28/11 19:13
Ish-deputeti në Asamblenë e Republikës Ruse të Yakutia, Alexander Krilov ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga një ari.
“Fatkeqësisht, informacionet e shpërndara në rrjetet sociale janë konfirmuar. Trupi i Alexander Krilov u transportua në një automjet jashtë rrugës për në fshatin Tomtor”, tha ushtruesi i detyrës së shefit lokal Igor Vodovozov.
Krilov dje ndërsa gjuante së bashku me shokë të gjuetisë, qëlloi me armë zjarri një ari.
Në momentin që iu afrua kafshës, një ari tjetër e sulmoi dhe i dha plagë vdekjeprurëse, transmeton KosovaPress.
Top Channel