Duke nisur nga 18 tetori, mbi uiskin skocez të eksportuar në Shtetet e Bashkuara, do të vendoset një tarifë prej 25%.
Kjo është më e fundit e një serie masash që Shtetet e bashkuara po imponojnë në formë shpagimi ndaj subvencioneve që blloku I ka dhënë prodhuesit të avionëve Airbus. Mallrat e tjerë të shënjestruar janë kashmiri, produkte të qumështit, mishi i derrit, librat e disa makineri.
Eksportet e Skocisë në SHBA kapërcyen vitin e kaluar shifrën e 1.3 miliardë dollarëve, dhe pjesën më të madhe të tyre e përbënte pikërisht malt uiski. Dritën jeshile për vendosjen e tarifave 7,5 miliardë dollarëshe ndaj mallrave që importon nga BE-ja, Amerikës ia dha një vendim I Organizatës Botërore të Tregtisë të mërkurën.
Ky është praktikisht kapitulli më i fundit i një beteje 15-vjeçare mes Amerikës dhe BE mbi subvencionet e paligjshme për Airbus-in dhe rivalin e tij Boeing. Brukseli deklaroi se do të përgjigjet me të njëjtën monedhe.
Franca dhe Bashkimi Evropian janë të gatshme të vendosin sanksione ndaj Amerikës, nëse Uashingtoni refuzon një marrëveshje tregtare, deklaroi ministri francez i Financave, Bruno Le Mer. OBT e kishte theksuar ndërkohë se të dy palët duhet të tentojnë arritjen e një marrëveshjeje.
Top Channel