“Facebook” dhe aplikacione të ngjashme, apo edhe faqe interneti, mund të urdhërohen të shuajnë postimet e paligjshme në të gjithë botën pas një vendimi historik të Gjykatës më të Lartë Europiane.

Platformat mund edhe të kërkojnë shembuj të ngjashëm të përmbajtjes së paligjshme dhe ti heqin ato, në vend që të kërkojnë që ato të raportohen. Një ekspert tha se ky ishte një vendim domethënës, me pasoja globale. Facebook tha se gjykimi kishte ngritur pikëpyetje mbi lirinë e shprehjes.

Rasti doli në dritë pas komenteve fyese të postuara në Facebook për politikanen austriake Eva Glavisching Piesczek, që gjykatat e vendit thanë se kishin dëmtuar reputacionin e saj.

Sipas ligjit të BE, Facebook dhe platforma të tjera nuk mund të konsiderohen përgjegjëse për përmbajtjen e paligjshme të postuar nga përdoruesit për sa kohë që nuk kanë qenë në dijeni për të, pikë pas të cilës duhet ta fshijnë menjëherë.

Por, ishte e paqartë nëse një direktivë e BE që thotë se platformat nuk munden të monitorojnë të gjitha postimet apo të kërkojnë në mënyrë aktive aktivitete të paligjshme, mund të rrëzohej nga një urdhër gjykate.

Top Channel