Vangjel Dule në Top Talk: 2 kushtet që Greqia nuk i toleron Shqipërisë për negociatat me BE-në

02/10/2019 18:08

Kreu i partisë së PBDNj-së, Vangjel Dule, i ftuar në emisionin “Top Talk” foli ndër të tjera mbi kushtet e vendosura për Shqipërinë nga pala greke, përsa i përket negociatave mbi anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

I pyetur mbi paralajmërimet e bëra nga Kryeministri Mitsotakis për votën greke, ku ka thënë se nëse nuk respektohen standardet për pakicat ne nuk jemi të gatshëm që të japim një votë pro, Dule u shpreh:

“Së pari, Greqia ka qenë dhe ka bërë avokatinë më sistematike pro proceseve integruese të Shqipërisë, do të jetë si në NATO ashtu edhe në Bashkimin Evropian. Çështja e shtruar nga ana e kryeministrit grek  është çështja e pronave, të cilat janë objekt grabitjeje nga zoti Rama dhe klientët e tij dhe e dyta është e drejta e vetëdeklarimit, e cila duhet të ishte realizuar, e ka premtuar, që në maj të 2018-s  dhe sot jemi në tetor të 2019-s  dhe ende nuk e ka plotësuar këtë kusht ndaj Bashkimit Evropian”, deklaroi kryetari i PBDNJ-së.

Në fund, deklaroi:

“Ne urojmë që të kemi zhvillime të tilla cilësorëe, pse jo edhe të papritura në vendin tonë me qëllim që të lehtësojmë vendimin e partnmerëve tanë për një vendim pozitiv.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA