470 euro për dy pjata, vërshojnë ankesat kundër restorantit italian

02/10/2019 17:32

Një restorant në Romë ka marrë shumë ankesa pasi dy turistë japonezë thanë se u ishte dhënë një faturë 430 euroshe për dy pjata makarona, peshk dhe ujë.

Fotoja e faturës së shtrenjtë nga “Antico Caffe di Marte” në Castel Sant’Angelo u  përhap nëpër rrjetet shoqërore menjëherë pasi çifti e bëri publike.

Pas tyre, shumë klientë të tjerë nisnë të thonë se edhe ata ishin grabitur në këtë mënyrë nga restoranti.

Min Ngoc Bui, një vietnamez që jeton në Gjermani, tha se ai është një nga personat që la vlerësime negative në Tripadvisor në lidhje me përvojat e tyre të këqija.

Ai kishte drektuar te ky restorant më 27 Gusht, dhe kamerieri i kishte sugjeruar “miks peshku” nga menyja, që kushtonte 6.5 euro për 100 gram.

Ata kishin pranuar, por më pas u kishte ardhur një pjatë që peshonte rreth 2 kg. Por meqë ishte dita e fundit në Itali e kishin lënë me aq, dhe kishin paguar diku te 150 euro. Por një tjetër personi i ishte kërkuar të paguante 315 euro ër 4.8 kg peshk.

Pasi nisën të vërshojnë vlerësime negative nga të gjitha anët, Tripadvisor u detyrua ta shkëpusë sistemin përkohësisht, sa të sqarohej situata.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA