Në Raportin e Komisionit të Venecias, analizohen situatat e mëparshme për shtyrjen e zgjedhjeve (1991, 2007, 2017); në shtyrjet e mëparshme janë zbatuar zgjidhje të parashikuara me ligj ose konsensusi i gjerë politik dhe janë respektuar detyrimet ligjore për organizimin e zgjedhjeve brenda periudhave zgjedhore, pa tejkaluar afatet e mandateve të të zgjedhurve.

Kompetencat e Presidentit sipas Kushtetutës sa i takon caktimit të datës së zgjedhjeve (neni 92/gj dhe 94) nuk i japin Presidentit të drejtën e shfuqizimit të aktit të vet për caktimin e datës së zgjedhjeve. Ja çfarë thuhet në raport:

« …Vihet re se kompetenca e Presidentit të Republikës për të caktuar datën e zgjedhjeve, duhet të përmbushë disa kritere strikte kushtetuese si dhe kompetenca për të përcaktuar ditën e zgjedhjeve vetëm një diskrecion shumë të limituar, i cili konsiston vetëm në përcaktimin e datës brenda periudhës elektorale, duke mos tejkaluar mandatin e te zgjedhurve. »

« … Kompetencat e Presidentit e parashikuara në pikën c, dhe dh e të nenit 92 të Kushtetutës qartësisht parashikojnë të drejtën për të vendosur « akt negativ » që domethënë heqjen e shtetësisë, lirimin e ambasadorëve fuqiplotë…

Ky nuk është rasti i kompetencave të parashikuara në gërmën gj) për caktimin e datës së zgjedhjeve. Duke pasur parasysh kufizimet e parashikuara nga neni 94 i Kushtetutës, është vështirë të argumentohet se ekziston një kompetencë e Presidentit për të marrë një vendim negativ, në kuptim të caktimit të datës së zgjedhjeve »).

Top Channel