Detaje nga krimi brenda familjes në Lushnje/ Autori u konfliktua si fillim me të vëllanë, si u arratis me makinën e babait dhe më pas u vu në pranga në Fier Tërmeti i fortë i 21 shtatorit dhe të tjerët që e pasuan nxorën në pah një të dhënë aspak pozitive. Vetëm 5% e banesave në Shqipëri janë të siguruara.
Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë së sigurimeve Sigma Interalbanian, pjesë e “Vienna Insurance Group” thotë se shqiptarët më shumë kujdesen për automjetet sesa për shtëpitë e tyre.
Sipas tij sigurimi i pronës ka kosto mjaft të ulët ndërkohë që garanton zhdëmtimet nga fatkeqësitë natyrore.
Edhe nga tërmeti i fundit ka pasur shtëpi dhe biznese të siguruara që janë prekur dëmet e të cilave do të mbulohen nga Sigma Interalbanian.
Zoti Citozi mbështet ngritjen e një skeme kombëtare për sigurimin nga fatkeqësitë. Ai thotë se kapacitetet financiare për të mbuluar dëmet masive janë, ndërkohë që sigurimi për familjet në nevojë duhet të mbulohen nga qeveria.
Top Channel