Panik në aeroportin e Athinës, avioni me 184 persona në bord pëson defekt në ajër dhe detyrohet të bëjë ulje emergjente
Autoritetet italiane kanë mbyllur rrugët dhe kanë evakuuar shtëpizat malore pasi ekspertët kanë paralajmëruar se një pjesë e akullnajës në Mont Blanc mund të pësojë kolaps.
“Rreth 250 mijë metra kub akull janë rrezikojnë të shkëputen nga akullnaja Planpincieux në majën Grandes Jorasses”, thanë zyrtarët.
Kryebashkiaku i qytezës së afërt, Courmayeur tha se ngrohja globale po ndryshonte malin. Mali i bardhë, është një nga masivët më të lartë të Evropës perëndimore. Vargmali ka 11 maja mbi 4 mijë metra në Francë dhe Itali dhe tërheq me qindra e mijëra turistë çdo vit.
Ekspertët nga qeveria rajonale e Valle d”Asta-s dhe fondacioni për male të sigurta, thonë se është e pamundur të parashikohet ekzaktësisht kur masivi i akullit mund të shembet. Rritja globale e temperaturave po shkakton shkrirjen e akullnajave malore dhe reduktimin e shtresës së akullit polar. Pak ditë më parë, mijëra njerëz morën pjesë në një ceremoni funerali për të shënuar zhdukjen e akullnajës Pizol, në Zvicrën verilindore.
Akullnaja në alpet Glarus, është reduktuar në një copëz të vogël, krahasuar me përmasat e saj fillestare. Shkencëtarët thonë se ajo ka humbur 80 përqind të vëllimit që nga 2006, një tendencë e përshpejtuar nga temperaturat globale në rritje.
Muajin e shkuar, një ceremoni e ngjashme u mbajt edhe në Islandë për të kujtuar një akullnajë që zyrtarisht u shpall e vdekur pesë vite më parë.
Top Channel