Autoritetet italiane kanë mbyllur rrugët dhe kanë evakuuar shtëpizat malore pasi ekspertët kanë paralajmëruar se një pjesë e akullnajës në Mont Blanc mund të pësojë kolaps.

“Rreth 250 mijë metra kub akull janë rrezikojnë të shkëputen nga akullnaja Planpincieux në majën Grandes Jorasses”, thanë zyrtarët.

Kryebashkiaku i qytezës së afërt, Courmayeur tha se ngrohja globale po ndryshonte malin. Mali i bardhë, është një nga masivët më të lartë të Evropës perëndimore. Vargmali ka 11 maja mbi 4 mijë metra në Francë dhe Itali dhe tërheq me qindra e mijëra turistë çdo vit.

Ekspertët nga qeveria rajonale e Valle d”Asta-s dhe fondacioni për male të sigurta, thonë se është e pamundur të parashikohet ekzaktësisht kur masivi i akullit mund të shembet. Rritja globale e temperaturave po shkakton shkrirjen e akullnajave malore dhe reduktimin e shtresës së akullit polar. Pak ditë më parë, mijëra njerëz morën pjesë në një ceremoni funerali për të shënuar  zhdukjen e akullnajës Pizol, në Zvicrën verilindore.

Akullnaja në alpet Glarus, është reduktuar në një copëz të vogël, krahasuar me përmasat e saj fillestare. Shkencëtarët thonë se ajo ka humbur 80 përqind të vëllimit që nga 2006, një tendencë e përshpejtuar nga temperaturat globale në rritje.

Muajin e shkuar, një ceremoni e ngjashme u mbajt edhe në Islandë për të kujtuar një akullnajë që zyrtarisht u shpall e vdekur pesë vite më parë.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA