Për herë të parë, “Mattel”, prodhuesi i Barbie, ka zbuluar një kukull uniseks.

Firma lajmëroi lançimin e “Creatable World”, një kuti paketë që i lejon fëmijët të krijojnë lodrat e tyre.

Kutia përfshin një kukull, dy modele flokësh, dhe veshje të ndryshme.

“Lodrat janë një reflektim i kulturës dhe ndërkohë që bota vazhdon të festojë impaktin pozitiv të përfshirjes, e ndjemë të nevojshme të krijonim një linjë kukulle pa emërtime gjinie,” u shpreh Kim Culmone, zv.Presidente e Mattel.

“Linja i lejon të gjithë fëmijët të shprehin lirisht vetveten prandaj rezonon kaq fort me to,” tha ajo.

FOTO GALERI
7/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA