Sandra Muller, gruaja e cila nisi fushatën për të nxitur femrat që të ekspozonin personat që i kanë ngacmuar seksualisht, është shpallur fajtore për shpifje nga një gjykatë në Paris.

Krijuesja e “#MeToo” është urdhëruar t’a paguajë për dëmin ish-shefin e saj të televizionit në Francë, Eric Brion.

Gjykata dëmshpërbleu Z.Brion, i cili u akuzua për flirtim të papërshtatshëm me Znj.Muller, me 20 mijë Euro.

Sandra, e cila tha se e nisi fushatën në rrjetet sociale për t’i dhënë grave një zë, do të apelojë vendimin.

“Unë humba sot, por femrat e tjera fituan,” u shpreh ajo mbi verdiktin e ditës së sotme.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA