Rreth 250 persona morën pjesë në funeralin simbolik të akullnajës Pizol, në alpet zvicerane, me shpresën se politikanët do të ndërmarrin veprime konkrete kundër ndryshimeve të klimës në samitin që ka nisur tashmë në Nju Jork.

Dhjetëra njerëz të veshur me të zeza, mbajtën një marsh funeral, për të shënuar zhdukjen e një akullnaje alpine, si pasojë e ngrohjes globale. Mes tyre kishte edhe fëmijë.

“Ne kemi ardhur këtu për ti thënë lamtumirë Pizolit”, tha kërkuesi zviceran Mathias Huss.

Muajin e kaluar, mediat ndërkombëtare i kushtuan vëmendje Islandës, ku u mbajt një ceremoni e madhe dhe u vendos një pllakatë bronzi për të kujtuar Okjokull, akullnajën e parë të Islandës të humbur për shkak të ndryshimit të klimës.

Por, ndryshe nga Islanda, ceremonia e mbajtur në Zvicër, nuk shënon zhdukjen e parë të një akullnaje nga alpet zvicerane.

“Që nga 1850”, shprehen ekspertët, “vlerësohet se më shumë se 500 akullnaja zvicerane janë zhdukur krejtësisht. Dhe Pizol, mund të mos jetë akullnaja e parë që zhduket në Zvicër, por mund të thuhet se është e para që është zhdukur nën sytë e shkencëtarëve.”

 

FOTO GALERI
1/6

Top Channel