Erdogan kërkon OKB pa veto, Presidenti turk kërkon reformë të Këshillit të Sigurimit dhe përfaqësim më të drejtë
Demi Moore nuk ka ndërmend të përjashtojë as edhe një fragment të jetës, nga libri i saj i ri. Aktorja është e gatshme të çlirohet nga sekretet më të errëta, që duket se e mundojnë prej kohësh.
Në librin e Moore-it tregohet se si ish-bashkëshorti i saj, Ashton Kutcher e trashtoi dy herë përgjatë martesës së tyre 8-vjeçare, me Brittney Jones-in dhe Sara Leal- in.
Po kështu, Demi rrëfen se shpeshherë është ndjerë e detyruar nga Kutcher për të kryer marrëdhënie treshe dhe i është dashur të pranojë dy të tilla për t’u dukur “një grua e mirë”.
“Doja t’i tregoja se sa e paparë dhe argëtuese mund të isha”, tregon Moore për “Inside Out” duke e cilësuar këtë sjellje të saj si “të gabuar”.
Romanca e tyre nisi në vitin 2003 dhe dy vite më vonë, në 2005-n dyshja kurorëzoi dashurinë.
Top Channel