23/11 23:05
Aktorja e filmave për të rritur, Jessica Jaymes u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Kaliforni. Gjatë hetimeve në vendngjarje janë zbuluar doza të shumta barnash pa recetë.
Sipas “TMZ” ishte një mik (dyshohet se është ish-bashkëshorti) ai që e gjeti 40-vjeçaren Jaymes, emri i vërtetë i së cilës është Jessica Michael Redding, pa ndjenja. Thuhet se gruaja mund të ketë pësuar një arrest kardiak gjatë kohës kur ish-bashkëshorti mbërriti në banesën e saj, për të ndërruar jetë pak minuta më vonë.
Ai u shpreh se prej kohësh nuk dëgjonte të flitej për të, ndërkohë që shkaku i vdekjes dhe prania e tij në çastet e fundit të jetës së saj mbetet ende e paqartë.
Top Channel