Foto/ Kryeministri i Kanadasë kërkon falje për skandalin e vitit 2001

19/09/2019 06:32

Një foto e kryeministrit kanadez e bërë në vitin 2001 ka ngjallur shumë reagime dhe debate në Kanada dhe jo vetëm.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau kishte i masjkuar si një person me ngjyrë në një mbrëmje festive të shkollës.

Në fotot tregohet fytyra dhe dora e kryeministrit të cilat janë të zeza. Pas publikimit të kësaj fotografie kryeministri i Kanadasë ka kërkuar falje duke thënë se duhej të ishte menduar më mirë përpara se ta kishte bërë atë veprim.

Kujtojmë që Justin Trudeau rikandidon për postin e kryeministrit në zgjedhjet e përgjithshme në Kanada që do të mbahen më 21 tetor. Z. Trudeau, i cili është djali i ish-kryeministrit të ndjerë Pierre Trudeau, ishte student në akademinë elitare.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA