Pas mbytjes së anijes turistike Costa Concordia, mbrëmjen e 13 janarit 2012, ishulli Giglio në Itali u mbi popullua nga turistët.  Biznesi i xhirove me varkë për 10 euro deri tek anija e mbytur lulëzoi, derisa anija u zhvendos për t’u shkatërruar në Genova pak vite me vonë.

Por më mijëra skelete të hekurta mjetesh tjera lundrimi mbeten brigjeve dhe cektësirave në mbarë botën, duke u kthyer në  magnet turistësh, që jo vetëm fotografohen, por shuajnë kuriozitetin dhe notojnë rreth tyre. Më i famshëm është plazhi Navaggio në ishullin grek Zakynthos në detin Jon. Që prej 2 tetorit 1980  atje ndodhet edhe anija e shkatërruar, më e fotografuar në botë .

Në Shqipëri, sukses nuk ka korrur ndonjë anije, por ulja e një avioni të vogël në plazhin e Divjakës në vitin 2014. Pak vite më vonë, do të provonte suksesin duke improvizuar një aksident të ngjashëm avioni -lodër, pronari i një biznesi në plazhet e Dhërmiut.

Megjithatë, në botë e marrin seriozisht këtë lloj turizmi duke lënë të dergjen mes ujërave të kristalta, hekurishte të ndryshkura luftanijesh, tragete, anijesh peshkimi etj.

Më poshtë një seri fotosh nga Giglio në Itali ku u mbyt anija turistike Costa Concordia, dhe pika të tjera turistike nëpër  botë ku bëhet turizëm pranë anijeve të fundosura

FOTO GALERI
8/36
Ishulli Moreton

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA