CIA në “luftë të fshehtë” me kartelet e drogës në Meksikë? Raporti tronditës zbulon operacione sekrete dhe atentate me bomba
Një burrë ka arritur t’i shpëtojë sulmit të një peshkaqeni falë një operatori që filmoi zonën nga lart me dronin e tij. Piloti i dronit, duke parë rrezikun e menjëhershëm, lajmëroi serfistin që menjëherë u drejtua për në breg.
Në bregdetin e Werri Beach, Australi, një serfist arriti të shmangë sulmin e një peshkaqeni falë një operatori, i cili duke filmuar zonën me dron, kishte vërejtur rrezikun e afërt.
“Peshkaqeni! Peshkaqeni! Peshkaqeni! Evakuoni zonën menjëherë!”: Mesazhi nga operatori menjëherë alarmoi serfistin që ktheu serfin dhe filloi të shkonte drejt bregut.
Për fat të mirë, edhe peshkaqeni ndryshoi drejtim, duke e shtyrë veten gjithnjë e më shumë drejt detit të hapur. Me përjashtim të frikës së madhe fillestare, gjithçka u zgjidh në mënyrën më të mire dhe serfisti nuk pësoi lëndime.
Operatori që paralajmëroi serfistin merrej me monitorimin e zonës për punë kërkimore. Sipas pilotit të dronit, peshkaqeni arrinte një gjatësi prej rreth 4 metrash. Gjithashtu sipas operatorit, ishte një peshkaqen i ri i bardhë, peshku më i madh grabitqar në planet.
Së bashku me peshkaqenët tigër dhe peshkaqenët leuca, peshkaqeni i bardhë është ndër peshqit grabitqarë më të rrezikshëm për njerëzit. Edhe pse vdekjet e shkaktuara nga një sulm peshkaqeni tani janë shumë të pakta, kafshimi i tij mbetet vdekjeprurës për njerëzit.
Top Channel