Fansat e Beatles tani mund të prekin me dorë fëmijërinë e John Lennon, duke vizituar vendin e preferuar të tij që frymëzoi edhe këngën “Strawberry Fields Forever”

Ajo që dikur ishte një jetimore, murin e të cilës Lennon e kapërcente për të luajtur me fëmijët, tani ka hapur dyert për publikun. Jetimorja Strawberry Field, la gjurmë në personalitetin e Lennon çka edhe kulmoi me hitin e vitit 1967.

Rreth 60 mijë fansa vijnë çdo vit në këtë vend për të bërë fotografi jashtë portave të famshme të lyera me bojë të kuqe, por deri më tani, asnjë prej tyre nuk i kish kapërcyer ato.

“Portat tani janë hapur, një herë e mirë. Është një mundësi unike që njerëzit të vijnë dhe të eksplorojnë kopshtet, dhe të shijojnë atë që mund të përcaktohet si një ndjesi qetësie dhe paqeje”

John Lennon u rrit nga tezja, edhe pse nëna e tij, Julia, jetonte pranë deri sa vdiq në një aksident rrugor. Dhe shtëpia e tezes së tij ishte përtej murit të jetimores. Strawberry Field, ishte në fakt vendi ku ai jo vetëm takonte fëmijë të tjerë, por edhe meditonte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA